Rama: Rritje ekonomike – Basha: Krizë ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rritjen ekonomike në vend që pasqyrohet në raportin e Bankës Botërore për rajonin në vitin 2015.

Lajme

11/04/2016 17:57

Sipas kreut të qeverisë, ekonomia e Shqipërisë u rrit më 3 % në tremujorin e tretë, si pasojë e rimëkëmbjes së investimeve private, konsumit familjar etj.

Në deklaratën e tij në facebook, Rama shkruan:

“Ja Shqipëria në raportin e Bankës Botërore mbi rajonin për vitin 2015:

Ekonomia e Shqipërisë vazhdoi të rimëkëmbej gjatë vitit 2015, e mbështetur edhe nga investimet e fuqishme private. Ajo u rrit me 3 për qind në tremujorin e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin. Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së investimeve private; formimi i kapitaleve bruto u rrit me 12.6 për qind (v.m.v) gjatë tremujorit të tretë. Importi i makinerive dhe pajisjeve u rrit me 13.6 për qind (v.m.v) në tremujorin e fundit, çka tregon një rritje të fuqishme të investimeve. Konsumi familjar shënoi po ashtu një rritje me 1.9 për qind (v.m.v) në tremujorin e tretë. Rritja e kredive konsumatore, tregtisë, besimit konsumator, dhe faturat e TVSH-së, ndikuan në forcimin e trendit pozitiv të konsumit gjatë tremujorit të fundit. Rritja e eksporteve neto kontribuoi pozitivisht në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Por statusit të kryeministrit Rama i është kundërpërgjigjur kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili theksoi se 46,2 % e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë. Ai shprehet se konsumi ka rënë dhe gjithashtu edhe fuqia blerëse e shqiptarëve.

“Vetëm Borati do të kishte kurajën të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. Por ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhi por vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe akciza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe “Jaguarë”.

Kjo është kriza e ekonomisë shqiptare dhe e çdo familje të vendit. Por Borati jeton në sukseset e tij personale që janë qindra milionë euro për vete, që janë vilat, luksi e parajsat fiskale. Nuk ka përmirësim por vetëm përkeqësim me këtë qeveri. Dalja nga kriza dhe një ekonomi e fortë që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët vjen përmes programit të PD: Taksa të ulëta, liri ekonomike dhe luftë krimit e korrupsionit qeveritar”, thotë Basha.

Sipas kreut të qeverisë, ekonomia e Shqipërisë u rrit më 3 % në tremujorin e tretë, si pasojë e rimëkëmbjes së investimeve private, konsumit familjar etj.

Në deklaratën e tij në facebook, Rama shkruan:

“Ja Shqipëria në raportin e Bankës Botërore mbi rajonin për vitin 2015:

Ekonomia e Shqipërisë vazhdoi të rimëkëmbej gjatë vitit 2015, e mbështetur edhe nga investimet e fuqishme private. Ajo u rrit me 3 për qind në tremujorin e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin. Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së investimeve private; formimi i kapitaleve bruto u rrit me 12.6 për qind (v.m.v) gjatë tremujorit të tretë. Importi i makinerive dhe pajisjeve u rrit me 13.6 për qind (v.m.v) në tremujorin e fundit, çka tregon një rritje të fuqishme të investimeve. Konsumi familjar shënoi po ashtu një rritje me 1.9 për qind (v.m.v) në tremujorin e tretë. Rritja e kredive konsumatore, tregtisë, besimit konsumator, dhe faturat e TVSH-së, ndikuan në forcimin e trendit pozitiv të konsumit gjatë tremujorit të fundit. Rritja e eksporteve neto kontribuoi pozitivisht në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Por statusit të kryeministrit Rama i është kundërpërgjigjur kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili theksoi se 46,2 % e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë. Ai shprehet se konsumi ka rënë dhe gjithashtu edhe fuqia blerëse e shqiptarëve.

“Vetëm Borati do të kishte kurajën të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. Por ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhi por vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe akciza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe “Jaguarë”.

Kjo është kriza e ekonomisë shqiptare dhe e çdo familje të vendit. Por Borati jeton në sukseset e tij personale që janë qindra milionë euro për vete, që janë vilat, luksi e parajsat fiskale. Nuk ka përmirësim por vetëm përkeqësim me këtë qeveri. Dalja nga kriza dhe një ekonomi e fortë që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët vjen përmes programit të PD: Taksa të ulëta, liri ekonomike dhe luftë krimit e korrupsionit qeveritar”, thotë Basha. /shekulli