Rama në SHBA, takon edhe drejtuesit e FBI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në SHBA, ku ka nisur një vizitë zyrtare. Takimi i parë ka qenë ai me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Bill De Blasio

Lajme

12/04/2016 13:15

Në 14 prill, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat Tahiri e Bushati do të priten në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama.

Sipas TVSH-së takimet e kryeministrit do të vijojnë edhe në Byrone Federale të Hetimit (FBI). Ky pritet të jetë një takim interesant për shak të përfshirjes së këtij institucioni në ndërtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij në SHBA kryeministri Edi Rama do të lançojë edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, i cili parashikohet të mbahet në nëntor të këtij viti në Tiranë./ lajmi.net