Planet e Bashkimit Europian për vendosjen e këtyre qendrave në vende të treta po marrin kështu goditje të njëpasnjëshme është komenti i gazetës së njohur, që citon kryeministrin Edi Rama të deklarojë: Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe emigrantësh.
I ashpër në komente, shefi i qeverisë shqiptare shprehet se të kesh qendra të tilla, do të thotë t’i hedhesh njerëzit diku si mbetje toksike të cilat nuk i do askush.
Rama thekson se pala shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar në menaxhimin e barrës së rëndë të Europës. Por kjo nuk do të nënkuptojë sipas tij, se vendi duhet të mbajë problemet për të gjithë të tjerët.
“Asnjë shtet nuk e kontrollon dot i vetëm krizën e refugjateve”, deklaroi Rama për Bild, duke shtuar se- “ta kthesh Shqipërinë në parapritën e dallgës së azilkërkuesve të Europës do të ishte një zgjidhje e rrezikshme.
Qendrat nuk do të pranohen as në këmbim të lëshimeve nga BE-ja, vazhdon gazeta duke iu referuar komenteve të kryeministrit shqiptar që shtoi se nuk e ka menduar kurrë të bëjë një gjest heroik për të marre OK-in e negociatave në shenjë mirënjohjeje, transmeton TCh, përcjellë Klan Kosova.
Në fund, kreu i ekzekutivit ka rezervuar disa edhe disa lëvdata për gjermanët dhe për kancelaren Angela Merkel, që siç thotë ai, me pranimin e refugjatëve në 2015-tën e mbrojtjen reputacionin e Europës në një mënyrë që do t’i kishte bërë krenare eterit themelues.