Rama inspekton “Qemal Stafën”: Do të ruhet pjesa ballore

Kryeministri Edi Rama, ministria e Kulturës Kumbaro dhe kryebashkiku Veliaj kanë kryer një inspektim në stadiumin “Qemal Stafa”, që tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi.

Lajme

22/06/2016 16:58

Kreu i qeverisë bëri me dije se stadiumi do të ruajë pjesën ballore, që është shpallur monument kulture.

“Një stadium nesër ndër më të bukurit e Evropës dhe një përgjigje e merituar për të gjithë ata që nuk dinë asgjë tjetër përveç se të ngrenë gishtin e akuzës nga kafenetë, ose nga kafja e madhe e pazarit të thashethemeve. Arena Kombëtare do të ruajë pjesën ballore të stadiumit ekzistues, e cila është shpallur monument kulture”, tha Rama në një prononcim për media.