Rama “hap” hollin e Kryeministrisë për protesta kundër Qeverisë

Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri hapi sezonin e dytë për këtë vit të titulluar “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësira që lëmë pas” me ekspozitën “Qiell, up and down” të artistëve Alban Muja dhe Olson Lamaj.

Lajme

20/05/2016 23:27

I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë që kanë hapësirat e përbashkëta siç është ajo në hollin e Kryeministrisë, për të cilën tha se mund të përdoret edhe për protesta.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,. tha se kryeqyteti ka nevojë për për aktivitete të kësaj natyre.

Ekspozita “Qiell, up and down”prezanton instalacione dhe vepra të krijuesve të gjeneratës së re.

Piktori nga Kosova, Alban Muja, ekspozoi serinë “Windows seat”me 25 vizatime dhe 2 piktura të dimensioneve të ndryshme, skicuar gjatë fluturimeve në SHBA.

Ndërsa artisti nga Tirana, Olson Lamaj, shprehet nëpërmjet dy instalacioneve, “Sky Color” dhe “Blue Meteor”, të cilët në nuancat e blusë projektojnë dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat njerëzore.