Rama e përsëritë: Në zgjedhje me ose pa PD

Vendimin për të shkuar në zgjedhje më 18 qershor edhe nëse opozita do ta bojkotojë procesin, kryeministri Edi Rama ia ka komunikuar edhe grupit parlamentar.

Lajme

20/03/2017 15:48

“Ne nuk na duhet se çfarë bëhet në bulevard apo në çadër. Ne kemi një datë zgjedhjesh te dekretuar nga presidenti i republikës dhe ndaj duhet të punojnë për fushatën zgjedhore. Me Saliun apo pa Saliun, Me Lulin apo pa Lulin ne do të futemi në zgjedhjet e 18 qershorit. PS duhet të dalë forcë e parë në zgjedhje ndaj duhet të punojmë për të marrë më shumë vota në 2013”.

Organizimi i fushatës zgjedhore ishte në fokus edhe të mbledhjes së kryesisë. E mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne ajo ka marre vendim për thirrjen kongresin elektoral ne 29 prill, që do t’i hap rrugën zyrtarizimit te fushatës zgjedhore. Por para kongresit, me 2 prill socialistet do të mbledhin asamblenë e zgjeruar kombëtare.

Në mbledhjen që Rama zhvilloi paradite është miratuar dhe ngritja e grupit të programit elektoral që do të drejtohet nga Erjon Brace, ndërsa Ilir Beqja qe hartoi programin elektoral të 2013 do të jetë anëtar së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dhe deputeten Evis Hushi. /Tv Klan/