Rama: Akt barbar i atyre që s’kanë Zot

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas sulmeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, që lanë të vdekur rreth 50 persona.

Lajme

29/06/2016 00:39

Rama, që kishte aterruar në Stamboll pak minuta pas sulmeve, e ka quajtur akt barbar sulmin e së martës.

“Keqardhje e thellë për jetët e pafajshme të humbura në këtë tjetër akt barbar të atyre që s’kanë as Zot as shpresë dhe as vend mes njerëzve!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim vjen pasi Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, akuzoi Ramën se në njoftimin e parë pas arritjes në Stamboll i kishte interesuar vetëm për veten dhe nuk kishte thënë asgjë për sulmet.