Qytetarët, para së gjithash

SHBA kërkoi nga Shqipëria që t’i shkatërrojë armët kimike siriane. Qytetarët thanë “Jo” dhe Qeveria shqiptare bëri diçka të pazakontë: Dëgjoi qytetarët. Christian Science Monitor shkruan për këtë fenomen.

Lajme

23/11/2013 17:07

Shqipëria do të festojë Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor, por disa aktivistë të këtij shteti të vogël të Adriatikut po bëjnë thirrje që në kalendarin e festave të futet edhe festimi i përvitshëm i 15 nëntorit.

Por kjo gjë nuk do të ndodh thjesht se kjo datë ishte të premten e kaluar, kur Qeveria Shqiptare refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve për të shkatërruar agjentët kimikë të Sirisë. Përkundrazi, kjo ishte sepse duke hedhur poshtë kërkesën e SHBA, Qeveria tregoi diçka që ka qenë gjë e rrallë në Shqipëri: bindjes ndaj vullnetit të popullit.

Në një fjalim televiziv, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është “e pamundur që Shqipëria të marrë pjesë në këtë operacion”. Njoftimi u përshëndet me brohoritje nga më shumë se 2 mijë protestues, që kishin valëvitur pankarta dhe këndonin “Jo armë kimike”, jashtë zyrës së z.Rama, në kryeqytet, në Tiranë.

“Nuk e mbaj mend në këto dy dekadat e fundit të kemi parë një protestë paqësore në Shqipëri ku Qeveria ka dëgjuar popullin (dhe) më pas të gjithë festuan dhe u kthyen në shtëpi. Mendoj se kështu do të duhej të ishte; kjo është ajo që ne kemi qenë duke shpresuar gjatë 20 viteve të fundit”, thotë Besar Likmeta,  redaktor i Rrjetit të Raportimit Ivenstigativ Ballkanik, me qendër në Tiranë.

“Rama bëri mirë në premtimin e tij që vërtetë dëgjoi zërat e njerëzve”,

“Jo kosh i plehrave të Europës dhe SHBA”

SHBA ofroi mbështetje  ndërkombëtare financiare dhe teknike për Shqipërinë që t’i shkatërrojë armët kimike të Presidentit sirian Basha al Assad, në tokën e saj. Shqipëria së fundmi shkatërroi vet rezervat e saj kimike, por ka një rekord të vogël të sigurisë: Në mars të vitit 2008, një shpërthim në një fabrikë të municionit jo shumë larg Tiranës shkatërroi një fshat të tërë, duke vrarë 26 vetë dhe duke mbetur të plagosur më shumë se 300 persona.

Kjo gjë bëri që publiku shqiptar të ishte shumë i kujdshshëm sa i përket pranimit të ofertës së SHBA’ve.

“Kërkesa e SHBA’s provokoi njerëzit. Njerëzit u ndjenë të poshtëruar, u ndjenë se ata ishin duke u përdorur si një terren “hedhës”, si një kosh i plehrave të Europës dhe SHBA’ve”, tha Likmeta. Demonstratat publike në mënyrë efektive ia “lidhën duart” qeverisjes së socialistit Rama, që është në krye të Qeverisë qe 2 muaj.

Shkalla e protestave- të cilat kanë ndodhur jo vetëm në Tiranë, por edhe  në qytete më të vogla dhe në qytetëza në mbarë shtetin- dhe suksesi i tyre janë të paprecedentë në një vend që ka luftuar për kalimin nga periudha e trazicionit në demokraci – që prej vijës së ashpër të regjimit të saj komunist që ra në vitin 1991.

Në janar të vitit 2011, policia hapi zjarr në një tubim të madh të përkrahësve të opozitës në qendër të Tiranës, duke vrarë tre persona. Këtë herë, protesutuesit u mblodhën pasi morën lajmin e kërkesës së SHBA’së- i cili u dha nëpërmjet televizionit shtetëror norvegjez, por në vend që të ndërhynin ndaj protestuesve, forcat e sigurisë i lanë njerëzit që të mblidheshin lirshëm dhe të shprehinin qëndrimin e tyre pa u frikësuar.

Protesta bazë

Protestat janë organizuar kryesisht nëpërmjet mediave sociale, fillimisht në mesin e popullsisë së re urbane, që ishin themel i mbështetjes së Ramës dhe socialistëve.

“Dikush hodhi idenë në Facebook për të lënë shkollën dhe për të dalë për të protestuar”, thotë Jurgen Pashuku, një student i Zhvillimit Rural në Universitetin e Tiranës. “Ne u ndjemë të lirë për të protestuar, ashkush nuk na shqetësoi. Ishte sikur ne po merrnim vendimet tona, ishte një ndjenjë shumë e mirë”.

Protestat ishin spontane dhe pa udhëheqës. Politikanët u përpoqën që të “fusnin hundët”, por u dekurajuan nga demostruesit. Sali Berisha, një njeri i fuqishëm i politikës shqiptare- për më shumë se dy dekada përpara humbjes së tij këtë verë- gjeti vetën të fishkëllyer kur ai u përpoq që t’i bashkohej protestës në Tiranë.

“Kur studentët i dhanë z.Berisha mos pëlqimin, kjo ishte diçka që unë kurrë nuk mendova se do ta shoh në jetën time”, thotë Likmeta. “Kjo flet shumë për atë se si gjërat po ndryshojnë”.

Shpresa tani është se suksesi i protestave mund të nxisë veprime politike shumë më organike, në një vend me një histori të “vogël” demokratike dhe me një histori të regjimeve autokratike.

“Kjo protestë do të na ndihmojë për të protestuar për problemet e tjera që kemi, kjo ishte sa për të thyer akullin”, thotë Pashuku. Çështjet me të cilat përballet ekonomia dhe korrupsioni janë gjërat primare të shumë mendjeve në Shqipëri.

“Modeli i demokracisë?”

Jo të gjithë të rinjtë e Shqipërisë janë aq të sigurt në lidhje me një zhvendosje drejt demokracisë më të fuqishme. “Kjo vërtetë ishte shumë e madhe, por mendoj se do të duhet më shumë kohë që shqiptarët të ngriten për të drejtat e tyre”, thotë shkrimtarja Davjola Ndola, e cila ishte në mesin e protestuesve në kryeqytet javën e kaluar.

Arsyej pse demonstratat ishin aq të suksesshme, thotë Likmeta, është se ata kombinuan një çështje që njerëzit ishin thellësisht të shqetësuar – armët kimike- me një frustrim në rritje me pranimin e heshtur të perceptuar të Shqipërisë në kërkesat e SHBA’së.

Anëtar i NATO’s që prej vitit 2009, Shqipëria mbështeti luftërat në Irak dhe Afganistan dhe madje ofroi strehë për të burgosurit e Guantanamos me etni ujgure, kur Shtetet e Bashkuara nuk mundën që t’i riatdhesojnë ata në Kinë. Më parë këtë vit, Shqipëria ofroi azil për 210 anëtarë të një grupi disidentësh iranianë, nga grupi Mujahedin-e Khalq, si pasojë e presionit të SHBA’së.

“Ishte një ndjenjë sikurse ne po thoshim “PO” për çdo gjë pa e ditur pse”, thotë Likmeta.

“Por unë mendoj se kjo do të kthehet në anti-amerikanizëm. Ne ende e shohim SHBA’të si një model të demokracisë. Kjo gjë nuk do të ndryshojë”.

 

(Christian Science Monitor)