Qumështarët protestojnë, derdhin qumështin në qendër të Prishtinës

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës bashkë me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës kanë mbajtur një protestë në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë ku kanë derdhur qumësht në shenjë proteste ndaj politikave shtetërore për qumështin vendor.

Lajme

15/07/2014 13:39

Anëtarët e këtyre dy shoqatave kanë kërkuar nga qeveria që prodhimi vendor të favorizohet më shumë. 

Sipas tyre nga tërë bota vjen qumësht në Kosovë, ndërsa qumështi i Kosovës nuk mund të plasohet as në tregun rajonal. 

Organizatorët i kanë dhënë afat qeverisë deri më 23 korrik që kërkesat e tyre të merren parasysh, përndryshe pasojnë protesta më të ashpra. (kallxo.com)