Qindra ushtarë dhe tanke britanike në kufi me Rusinë (Foto)

Qindra ushtarë britanikë dhe tanke janë nisur drejt  kufirit evropian me Rusinë, në shfaqjen më të madhe të forcës kundër Moskës që nga Lufta e Ftoftë.

Bota

19/03/2017 15:53

Rreth 120 trupa janë vendosur në bazën ajrore në Estoni në kufi me Rusinë, e cila e  sheh Moskën si kërcënim për Perëndimit dhe qytetarët e saj.

Treqind makineri ushtarake do të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, duke përfshirë edhe tanket e famshëm “Challenger 2” dhe artileritë “AS90”.

“RT” raporton se gjatë muajit të ardhshëm do të dërgohen të tjerë ushtarë britanikë, duke e cuar numrin trupave mbretërore angleze deri në 800, shrkuan Zëri.

Sekretari i mbrojtjes së Britanisë,  Michael Fallon është shprehur se ka ardhur koha që edhe Mbretëria e Bashkuar “të ngrihet kundër agresionit rus”.