Qeveria serbe sulmon Edi Ramën: Ka pretendime territoriale

Qeveria e Vuçiç pati një reagim të ashpër ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Rama, shkruajnë mediat serbe.

Lajme

03/06/2016 20:00

“Serbia i dënon ashpër pretendimet territoriale, të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i paraqiti në takimin e sotëm në Prishtinë”, është shprehur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Do të ishte shumë më e dobishme sikur Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të kishin dërguar mesazh pajtimi dhe të kishin treguar dëshirën për bashkëpunim”, shtoi ai.

Mediat serbe i referohen deklaratave të Ramës, i cili tha se:  “Bashkimin kombëtar shqiptarët do ta bëjnë nën flamurin e Bashkimit Evropian”.

Po ashtu mediat serbe shkruajnë se Rama ka përdorur sloganin: “Një territor, një popull, një gjuhë, një ëndërr”.