Qeveria nuk e ka dhënë asnjë cent për mbrojtjen e Haradinajt (Video)

Qeveria e Kosovës, deri tash nuk e ka dhënë asnjë cent për të mbuluar shpenzimet e avokatëve, të cilët e kanë mbrojtur Ramush Haradinajn në Francë.

Lajme

20/04/2017 20:22

Kështu ka deklaruar kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, Avni Arifi.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kishte premtuar me 12 janar, se do t’i mbulojë shpenzimet e mbrojtjes së Haradinajt, i cili po gjykohet në Francë, në bazë të një flet-arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

“Deri më tani, Haradinaj të gjitha shpenzimet i ka mbuluar nga xhepi i tij. Ndihma e vetme, ka ardhur nga bashkatdhetarët tanë në diasporë”, ka shtuar Arifi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për RTV Dukagjini se janë duke punuar që ta propozojnë në qeveri një shumë përmes se cilës do t’i ndihmohet Haradinajt, ku më pas Qeveria do të merret më këtë çështje.

YouTube player