Qeveria njofton për hapjen e vendeve të reja të punës

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë në ora 11:00 ku do të bëjë prezantimin e disa projekteve nga investitorët e huaj.

Lajme

29/05/2016 09:29

Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se me ardhjen e investitorëve nga Gjermania, do të ketë edhe vende të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

“Do të mbahet një konferencë për gazetarë ku do të prezantohen projekte të rëndësishme në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./lajmi.net