Qeveria nesër miraton programin 2017-2021

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Lajme

17/09/2017 09:15

Pas miratimit, ky plan pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.