Qeveria ndan 500 mijë euro për AKI-në

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe propozim-vendimin për projektin “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të Kombit, Arsim Jashari”.

Lajme

13/07/2018 14:19

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tregoi se shuma që ndahet për AKI-në është 500 mijë euro.

“Në bazë të nevojave dhe kërkesave të AKI-së ndahet shuma prej 500 mijë euro. Mjetet merren nga Ministria e Financave, nga kategoria e subvencioneve”.

Ndërsa për ngritjen e monumentit për dëshmorin Jashari, ministri Hamza tha se Komuna e Mitrovicës ka kërkuar 88 mijë e 500 euro.

Komuna e Mitrovicës ka kërkuar ndarjen e e 88 mijë e 500 eurove për monumentin kushtuar Dëshmorit të Kombit, Arsim Jashari”./Lajmi.net/