Qeni antidrogë mundëson arrestimin shqiptarin me 9 kilogramë marihuanë

Policia italiane ka arrestuar në stacionin hekurudhor të qytetit të Padovës, shqiptarin 40 vjeçar X.G. Në zotërim të tij janë gjetur 9 kilogramë marihuanë dhe 4 mijë euro.

Lajme

27/04/2016 12:37

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë nuhatjes së qenit antidrogë “WINCENT” i cili ka sinjalizuar tek agjentët e policisë çantën në duart e 40 vjeçarit shqiptar.

Lënda narkotike ishte e ambalazhuar në 8 paketa me një peshë të përgjithshme prej 9 kilogramë marihuanë.

Gjithashtu fshehur në brendësi të xhupit, shqiptarit X.G i janë gjetur dhe rreth 4 mijë euro. Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg deri në pritje të gjykimit.