Qëllojani kush ia bën ftesën e parë Trumpit për ta takuar… Izraeli! (Video)

Presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ftuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun që ta vizitojë atë në SHBA.

Bota

10/11/2016 18:16

Netanyahu ka treguar se ka folur me Trumpin përmes telefonit, pasi republikani u zgjodh President i SHBA-ve duke tronditur botën.

Trump i ka thënë Netanyahut se në rastin e parë që ta ketë të shkojë në SHBA për një takim.

Netanyahu ka qenë ndër të parët që e ka uruar Trumpin për fitoren në zgjedhje dhe e ka quajtur “shok të ngushtë”.

“Kryeministri Netanyahu e uroi presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump, për fitoren dhe i tregoi se SHBA-ja nuk ka aleatë më të mirë se Izraelin,” thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit izraelit.

“Presidenti i sapo zgjedhur Trump e ka ftuar në takim në SHBA kryeministrin Netanyahu sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhet në komunikatë.

Netanyahu po ashtu përmes një mesazhi televiziv i ka uruar fitoren Trumpit. /Lajmi.net/

 

YouTube player