Qëllohet me breshëri automatiku shtëpia e Denis Shtrazës, plagoset një 12 –vjeçar

Shtëpia e Denis Shtrazës, të riut që gjendet i arrestuar si i dyshuar për marrjen peng dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 5 janar të këtij viti, është qëlluar me breshëri automatiku.

Lajme

12/05/2016 10:43

Nga të shtënat është palgosur një fëmijë 12 -vjeçar, nip i Shtrazës. Në drejtim të shtëpisë që ndodhet në lagjen nr. 1, në kodër vilë të Durrësit, është qëlluar rreth orës 01.00 pas mesnate./Lapsi.al