Qëllimi i “rastit Ali Haliti”, të goditet imazhi i Kosovës?

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci ka thënë se Kosova dhe Britania e Madhe kanë raporte të shkëlqyeshme diplomatike në mes veti.

Lajme

12/01/2015 18:04

Në emisionin Info – Box të Radio Dukagjinit, Greiçevci ka sqaruar se kanë kontakte të shumta me politikanët britanikë dhe se vazhdimisht kanë takime me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, duke shtuar se Ambasada e Kosovës në Londër zhvillon takime edhe me përfaqësuesit e parlamentit Britanik, ku ekziston edhe grupi mbështetës për Kosovën.

“Ne si Ambasadë dhe MPJ-ja kemi paraparë se njëra nga prioritetet tona është tërheqja e investimeve të huaja. Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe funksionon me një kapacitet të kënaqshëm. Si ambasador do të doja që të ketë më tepër përqendrim në tërheqjen e kompanive të fuqishme britanike në Kosovë”, ka thënë Greiçevci.

Ai shtoi se ambasada kosovare ofron shërbim të plotë konsullor.

“Komuniteti i Kosovës në Britani është njëri nga komunitet më të integruara që i kemi si shqiptarë nëpër botë, ku shumica (90 për qind e tyre) janë shtetas britanikë dhe nuk kanë nevojë shumë për shërbime konsullore. Britania e lejon dyshtetësinë dhe disa prej tyre dëshirojnë që të pajisen me dyshtetësi”, theksoi ai.

Ambasadori Greiçevci ka folur edhe për rastin e Ali Halitit (lajmi për të cilin kishte marrë dhënë si personi i cili po kërkon para rrugëve të Londrës për ta shëruar vajzën).

Ai ka theksuar se në ambasadën të cilën ai e drejton nuk kanë shënime se një person i tillë është në Londër dhe se thjesht kjo “histori është mashtrim”.

“Ne e kemi shprehur gatishmërinë tonë për të ofruar ndihmë në këtë rast. Nuk e kam të qartë cili është motivi i këtij mashtrimi, por dyshoj se qëllimi ishte që të goditet imazhi i Ambasadës sonë dhe përmes kësaj edhe imazhi i Kosovës.