Pushimet romantike të Taulant Xhakës me të dashurën

Për një kohë, futbollisti Taulan Xhaka e mbajti të fshehur lidhjen me të dashurën e tij, Arbnorën.

ShowBiz

22/12/2017 19:26

Ndërsa, pasi u bë publike lidhja e tyre, futbollisti nuk i kursen fotografitë bashkë me të dashurën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet bashkë me Arbnorën në një vilë luksoze, e cila kishte edhe pishinë, kurse ambienti ishte i dekoruar për festat e fundvitit.

Në ato fotografi shihen çifti teksa po kalonin çaste romantike pranë njëri-tjetrit dhe vendi ku po qëndronin ndodhej në Zvicër.

“Duke shijuar kohën me të dashurën time!”, ka shkruar Taulanti në njërën prej atyre imazheve. /Lajmi.net/