Pullë Postare: “Shenjtërimi i Nënë Terezës”

Ky vit konsiderohet i shenjtë, pasi po këtë vit lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

Lajme

16/08/2016 08:25

Ajo lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të aktiviteteve për Vitin e Nënë Terezës, i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Në këtë ceremoni do të promovohet një emision i jashtëzakonshëm për Pullën Postare: “Shenjtërimi i Nënës Terezë”.

Ky vit cilësohet simbolikisht në tërë Kosovën si viti i Nënës Terezë, ku nga secili shfrytëzohet humanizmi, afirmimi, mirëkuptimi, ndihma dhe dinjiteti. /lajmi.net