Pukë, asgjësohen 1150 fidanë kanabisi
Policia e Pukës në Shqipëri ka asgjësuar 1150 fidanë kanabis sativa, të mbjellë me kubikë.

Lajme
“Në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin njësisë Administrative Gjegjan, në Malin e Kacinarit, sipër përroit të Shutinës janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 1150 gota plastike, të mbjella me bimë të dyshuara si kanabis sativa, si dhe rreth 300-400 m tuba uji”, bën të ditur policia.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e kultivuesit të lëndës narkotike.