Publikohet videoja e grabitjes së supermarketit. Grabitësi: Do t’ju vras!

Disa kamera sigurie kanë regjistruar grabitjen e ndodhur mbrëmë në një supermarket në rrugën kryesore të Kamzës. Autori shihet që është i maskuar dhe mban në dorë një kallashnikov.

Lajme

17/06/2016 12:44

Ai futet në supermarket dhe tenton të marrë xhiron ditore. Kur një shitëse i afrohet, ai nis të qëllojë duke e plagosur atë dhe duke u thënë punonjësve të tjerë: Do t’ju vras!. 19 -vjeçarja I.Dushku është jashtë rrezikut për jetën.

Kamerat e sigurisë, në videon e mëposhtme të publikuar nga News 24, tregojnë momentin e largimit të grabitësit. Ai futet në një rrugicë me nxitim, më pas kthehet edhe njëherë drejt supermarketit dhe qëllon sërish me automatik. Policia nuk ka mundur ende ta indetifikojë. /Lapsi.al

 

YouTube player