Publikohen oraret e provimit pranues në Universitetin e Prishtinës

Maturantët e rinjë të Kosovës, ditën e hënë e kanë pasur kohën e fundit për aplikim në Universitetin e Prishtinës. Meqenëse barra e testit të maturës e aplikimi kanë përfunduar, sfidë më e madhe i pret studentët e ardhshëm të UP-së.

Lajme

18/07/2017 18:09

Oraret kur do t’iu nënshtrohen provimeve pranuese tashmë është bërë publik në ëebfaqen e UP-së.

Fakulteti Filologjik ka publikuar listat e kandidatëve nëpër salla dhe oraret, (klikoni mbi programet për të parë listat), Gjuhë Shqipe, Letërsi Shqipe,  Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Frenge, Orientalistikë, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, Gjuhë dhe letërsi Turke, Gazetari.

Fakulteti i Bujqësisë, Ekonomia e Bujqësisë, Mjekësi Veterinare, Prodhimtari bimore, Menaxhimi i biznesit në zootekni, Teknologji ushqimore dhe bioteknologji.

Edhe fakulteti i Edukimit, me programet Fillor, Parashkollor dhe Pedagogji e përgjithshme.

Fakulteti Juridik, të rregullt , me Korrespodencë

Fakulteti i i Shkencave Matematike – Natyrore, përmes ueb faqes së saj ka njoftuar se lista e kandidatëve nëpër salla do të publikohet sot pas orës 16:00.

Provimet pranuese në 13 Fakultete të Universitetit të Prishtinës do të mbahen më 19 dhe 20 korrik, ndërsa shpallja e rezultateve pritet të bëhet nga 22 deri 28 korrik.