Pse nuk duhet të flemë me celularë afër

Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve

Lifestyle

27/12/2016 20:28

Në këtë botë dixhitale celularët janë bërë një nevojë e domosdoshme. Mirëpo, shumë pak njerëz dinë për efektet anësore që i ka përdorimi i celularëve, e sidomos para gjumit.

Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve dhe po ashtu celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë.

Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.

Po ashtu netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë zakon duhet ta ndryshoni menjëherë!

Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit e shkakton pagjumësinë.

Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumin.