Pse femrat kanë nevojë të flenë më shumë se meshkujt?

Universiteti Duke kohët e fundit doli me një studim ku thotë se femrat kanë nevojë të flenë dy herë më shumë se sa meshkujt.

Lifestyle

01/11/2015 09:53

Por, pse? Siç duket, femrat përjetojnë më shumë pasoja mendore dhe fizike nëse nuk pushojnë mjaftueshëm. Teoritë e reja që dalin nga ky studim, thonë se gjumi i pamjaftueshëm tek femrat mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe depresion.

Michael Breus, udhëheqësi i këtij studimi, tha: “Ne gjetëm se femrat kanë nevojë të pushojnë më shumë se sa meshkujt. Ne gjetëm se femrat kishin më shumë depresion, ishin më të zemëruara dhe silleshin më keq në mëngjes nëse nuk kishin fjetur sa duhet, se sa meshkujt”.

Për më tepër, studiuesit besojnë se femrat kanë nevojë për më shumë gjumë që këto gjëra të mos ndodhin në mëngjes. Dhe, arsyeja pse femrat kanë nevojë për më shumë gjumë është energjia mendore – pasi që femrat e përdorin trurin më shumë se sa meshkujt.

Meshkujt mund të kenë një ditë të mirë edhe nëse kanë bërë 5 deri në 7 orë gjumë, por femrat duhet të bëjnë 7 deri në 9 orë gjumë, në mënyrë që të jenë plotësisht të pushuara. (lajmi.net)