Protestuesit në Maqedoni sot pushojnë, rikthehen nesër

Edhe këtë të diel protestat do të pushojnë në Shkup për t’u rikthyer të hënën. Ndryshe, tanimë dy javë kanë vazhduar protestat e organizuara nga iniciativa “Protestoj”.

Lajme

24/04/2016 12:53

 

Protestat pasuan pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të falur politikanët ndaj të cilëve është nisur procedurë gjyqësore.

Protestuesit përpos tërheqjes së vendimit për faljentë Ivanovit, kërkojnë edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për 5 qeshor, sepse vlerësojnë se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike të cilat do të ishin të besueshme nga të gjithë./ Alsat-M/