Protestuesit në Maqedoni përplasen me Policinë (Live)

Qytetarë të Manastirit sot kanë dalë në rrugë për të dhënë mbështetje Lëvizjes Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë. Parulla e tyre është “Për Maqedoninë bëhet fjalë”. Ata thonë se kanë dale në protestë në mbrojtje të shtetit nga skenarët destruktive dhe nuk pajtohen që të shkelet vullneti i popullit.

Lajme

19/04/2016 21:11

Ata janë kundër faljes së presidentit të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe ish numrit një të DSK-së, Zoran Verushevski.

Protestuesit për një moment janë përplasur me policinë duke kërkuara nga ata që të lirojnë rrugën që ata të shkojnë tek EU indo Qendra.

“Kë e mbroni, për kë punoni”, “Ejani me neve “Lëshojeni popullin”, janë vetëm nga disa nga thirrjet që protestuesit po drejtojnë ndaj policëve.

Kërkesa e tyre është që të mbahen zgjedhje më 5 qershor. Për të enjten janë paralajmëruar protesta në Shkup.

Në këtë link mund ta ndiqni protestën live