Prostituta 15-vjeçare shqiptare trondit Greqinë: Seks dhe kokainë me biznesmenë
Një 15-vjeçare shqiptare ka tronditur opinionin publik në Greqi me rrëfimin e saj se është shfrytëzuar seksualisht që kur ishte 12 vjeç. Mediat helene kanë zbardhur pjesë nga dëshmia e saj sipas të cilës ajo ka treguar emrat e të paktën 20 personave ndaj të cilëve tashmë, janë ngritur akuza për rrëmbim të fëmijëve, prostitucion me të mitur dhe posedim droge.

Lajme
Shqiptarja që identifikohet me inicialin B. ka treguar lidhjen e saj me një biznesmen të fuqishëm grek në fushën e shëndetësisë, i cili zotëron farmaci dhe depo farmaceutike.
“Unë shkova te biznesmeni. U takuam te një klub nate tepër i njohur në Poseidon. Me një makinë luksoze shkuam në shtëpinë e tij. Hyri në jakuzi, mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bëmë seks ai më dha 900 euro.
Më tha se nëse qëndroja gjatë me të, do më vendoste 50-100 mijë Euro në llogari bankare. Pastaj vuri një këngë që fliste për spartanët dhe më tha se ne jemi spartanë”, – rrëfen 15-vjeçarja shqiptare që jeton në Greqi.
Ajo jetonte me të ëmën dhe motrën 20-vjeçare, ndërsa i ati jetonte vetëm dhe shumicën e kohës ishte i dehur. Për 3 vite me radhë, 15-vjeçarja është shfrytëzuar seksualisht në hotele të njohura dhe në vende me biznesmenë.