Prokurorja Speciale Fetai porosi kërcënueseve: Drejtësia do t’iu kapë

Kërcënohen prokurorët e Prokurorisë Speciale Kombëtare në Maqedoni. Një fakt i tillë u bë me dije në konferencën për media nga Prokurorja Speciale, Fatime Fetai.

Lajme

21/04/2016 11:58

 

Ajo pati një mesazh për të gjithë ata që drejtojnë kërcënime dhe pengojnë punën e Prokurorisë Speciale.

“Ditëve të fundit janë shtuar porositë, kërcënimet dhe metodat e ndryshme ndaj institucionit tonë. Porosia ndaj atyre që pengojnë punën dhe kërcënohen prokurorëve është e qartë. Ne i bëjmë me dije se drejtësia do të arrijë secilin që ka shkelur ligjin. Të gjithë qytetarët janë të njëjtë. Do të luftojmë për drejtësi, sepse besojmë se ajo është në interes të vendit”, theksoi prokurorja Fatime Fetai.