Prokuroria Speciale nis hetime kundër kryetarit të Manastirit

Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni paralajmëroi një hetim të ri ashtu siç u tha në një konferencë për media sot në Shkup, për transportimin më të shtrenjtë të nxënësve në botë.

Lajme

14/04/2016 14:51

Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurorja Katica Janeva,  e cila në kryeqytetin e Maqedonisë është duke mbajtur një konferencë për gazetarë.

Dyshohet se kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski e ka dëmtuar buxhetin për rreth 360 mijë euro për dy vite shkollore.