Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj disa personave për pjesëmarrje në grupe kriminale

Prokuroria e Speciale Kosovës, pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave, të cilët akuzohen se kanë kryer veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “blerje dhe shitje të pautorizuar të narkotikëve”.

Lajme

16/04/2018 13:05

Sipas njoftimit për media, Prokuroria Speciale “i akuzon A.L, R.H, F.G, F.A, G.A., se kanë kryer veprat penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ lidhur me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”. Sipas këtij njoftimi, njëri nga të akuzuarit gjendet në arrati dhe kundër tij janë pezulluar të gjitha hetimet.

Kurse kundër tre personave të tjerë me inicialet Z.B, L.N dhe F.S., Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për veprën “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

Siç njofton Prokuroria, ky grup i organizuar dyshohet se nga muaji shkurt 2017 deri më 30 prill të po këtij viti, kanë bërë blerjen, transportin dhe shitjen e substancave narkotike. Policia në Ferizaj, në prill të 2017, kishte sekuestruar 824 kilogramë narkotik të llojit marihuanë.

Kjo është sasia më e madhe e narkotikëve të sekuestruar nga autoritetet në Kosovë./REL