Prokuroria në Maqedoni kërkon dënim për liderin opozitar Zoran Zaev

Lideri i opozitës në Maqedoni Zoran Zaev, mund të dënohet me burg. Kjo pasi Prokuroria Publike kërkoi nga Gjykata Themelore dënim për liderin e LSDM-së Zaev për veprën mitmarrje.

Lajme

04/06/2015 16:57

Nga Gjykata Themelore konfirmuan se kanë pranuar propozimin dhe i njëjti është caktuar tek gjykatësi kompetent për vlerësim të lëndës.

Zaev ka të drejtë në ankesë kundër kërkesës së prokurorisë. Padinë ndaj Zaevit e ngriti MPB-ja para fillimit të publikimit të bombave. Zaev tha se ky është rasti i vetëm në botë ku akuzohet ndokush për mitmarrje, ku në fakt nuk ekzistojnë paratë. Alsat-M