Prokuroria në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për vepër penale “Tregtia e ndaluar”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehrit L.A për shkak të dyshimit të bazuar se la kryer vepër penale “Tregtia e ndaluar”.

Lajme

20/12/2018 09:36

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit L.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Siç thuhet në njoftim, i pandehuri, me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim prej datës 18 dhjetor 2018 sepse ekziston dyshimi i bazuar se më datën 18.12.2018, pa autorizim ka blerë dhe shkëmbyer mallin ashtu që pas kontrollit nga Njësiti Antikontrabandë-Dogana e Kosovës, në automjet kanë hasur cigare pa banderola, gjithsej 950,000 copë nga Maqedonia, të njejtat iu kanë sekuestruar, me ç’rast i iu ka shmangur detyrimeve doganore në shumë prej 52, 545.60 Euro. /Lajmi.net/