Prokuroria e Hagës çon në Apel vendimin për Sheshelin

Prokuroria në Gjykatën e Hagës ka apeluar vendimin e liderit të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel, i cili u lirua së fundmi nga akuzat për krime lufte.

Lajme

05/05/2016 17:17

Organi i akuzës i kërkoi të hënën dhomës së apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të rrëzojë vendimin për lirimin e Sheshelit.

Prokuroria pretendon se janë bërë gabime në vendimin për lirimin e politikanit nacionalist dhe do ta dërgojë çështjen për rigjykim.

Shesheli u lirua nga të gjitha akuzat, përfshirë ato për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që dyshohen të jenë kryer gjatë vitit 1990 në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, me argumentin se Prokuroria nuk arriti të vërtetonte çështjen e saj.