Prodhuesit vendorë në Prishtinë detyrohen t’i shesin produktet në baltë

Tri tregjet kryesore në kryeqytet janë në kushte të mjerueshme, me mungesë të madhe të pastërtisë, e kushteve elementare për ruajtjen e produkteve që ata shesin.

Lajme

09/12/2017 19:29

Por, më së keqi kushtet për shitjen e produkteve të tyre i kanë prodhuesit vendorë, ata fruta e perimet i ekspozojnë në baltë për t’i shitur.

Tregtarët ankohen se paguajnë qira 40 euro në muaj AKP-së, e cila, sipas tyre, nuk ka bërë asnjëherë investime.

Komuna e Prishtinës premton se do të themelojë ndërmarrjen publike “Tregu”, e cila do ketë në menaxhim të gjitha tregjet e kryeqytetit.

YouTube player