Priste 250 kg kokainë, dënohet me 15 vjet burg shtetasi kolumbian

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë vendim për shtetasin Cesar Triana, i cili kishte mbërritur në Shqipëri për të pritur një sasi droge prej 254 kilogramë kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në Mal të Zi.

Lajme

20/04/2016 18:36

 

Ai u arrestua mbrëmjen e 10 qershorit të vitit 2014 në aeroportin e Rinasit. 38 vjeçari i lindur në Kolumbi dhe banues në Spanjë, u arrestua teksa tentoi të ikte nga Shqipëria menjëherë pas sekuestrimit të drogës në Mal të Zi.

Ngarkesa e kokainës ishte nisur nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh me destinacion Shqipërinë për t’u shpërndarë më pas.