Princi Charles shkel në tokën e Kosovës (Foto)

Princi Charls i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, Dukesha nga Cornwall Camilla, sapo kanë zbritur në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Lajme

18/03/2016 18:44

Ata janë pritur nga zyrtarë të lartë shtetërorë, ndër ta edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Pritja e Charles është bërë me ceremoni të lartë shtetërore të përcjell edhe nga garda ceremoniale e FSK-së.

Kjo nuk është hera e parë që princi Charles e ka vizituar Kosovën. Ai nesër do ta vizitojë edhe Prizrenin, për  ta parë tolerancën ndërfetare që mbizotëron në Kosovë.

Po ashtu princi gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime veç e veç me zyrtarë të lartë të shtetit./lajmi.net