Princi, 100 vetura Bentley për pilotët që bombarduan Jemenin

Princi saudit Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz al-Saud, nipi i mbretit të parë të Arabisë Saudite, dhe të cilin shpesh e quajnë “Warren Buffetti arab”, për shkak të pasurisë së madhe që disponon, ka premtuar tu dhurojë nga një automjet luksoz Bentley secili pilot të shtetit të tij që ka marrë pjesë në fushatën e sulmeve ajrore në Jemen.

Bota

22/04/2015 23:46

Princi Talal, i cili pos tjerash është edhe posedues ai aksioneve në vlerë prej 300 milionë dollarësh në kompaninë Twitter e ka publikuar këtë premtim pikërisht në këtë rrjet social, por më vonë e ka fshirë  shkaku i reagimeve të shumta, transmeton lajmi.net.

Sipas International Business Times, princi Talal ka shkruar: “Në shenjë mirënjohjeje 100 pilotëve sauditë, kam nderin që secilit prej tyre mund t’iu falë çelësat e 100 automjeteve Bentley”.

Princi Talal është një prej njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 23 miliardë dollarë, kurse posedon aksione edhe në Apple, Citigroup, News Corp dhe hotelin londinez Savoy.

Kjo nuk është hera e parë që ai shpërblen me Bentley, pasi tashmë ka dhuruar 25 automjete të tilla luksoze për futbollistët e kombëtares saudite.