Prezantuesja shqiptare bën dedikimin prekës për të ëmën

Prezantuesja dhe këngëtarja, Klea Huta është goxha aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

03/10/2018 16:29

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram e cila ka publikuar një foto të nënës së saj teksa i bën dedikimin prekës, shkruan lajmi net.

“Po ti je bota ime o mirësia ime. Je buqeta më e bukur që kam parë ndonjëherë. Vetëm ty dua tët shoh të lumtur , ti të jesh më e lumtura në botë … Ti do kishe jetuar gjithë jetën në lëndina me lule e kopshte të mëdha, kurse unë do doja të qëndroja përjetë në prehërin tënd ma. Faleminderit Zot për çdo ditë që të kam ??”, shkruan ajo.

Klea që një kohë ishte në Amerikë ku po punonte rreth një projekti televiziv por që nuk ka lënë anash as muzikën.

“Bla Bla Bla”, mbetet kënga e fundit e saj e lansuar para pak muajsh. Huta po ashtu po shijon lidhjen e fundit me këngëtarin, Elgit Doda. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoeUAAXCndh/?taken-by=kleahuta