Prestigjiozja ‘PopDust’: Ylli shqiptar Era Istrefi, e destinuar për gjëra të mëdha

Duhet diçka e veçantë për të konkurruar në muzikën ndërkombëtare ... dhe Era Istrefi e ka atë, kështu fillon artikulli i revistës "PopDust" nga intervista e realizuar me këngëtaren kosovare me famë botërore, Era Istrefi.

ShowBiz

20/10/2017 21:56

Revista amerikane shkruan për ëndrrën e Erës që muzika e saj të depërtojë në tregun ndërkombëtar dhe pastaj Era shton “Unë besoj në mrekulli!”, duke treguar se po shijon suksesin në botë, ajo flet edhe për vështirësitë, siç janë njohja e industrisë muzikore në botë, shkruan lajmi.net.

PopDust thekson se “E ardhur nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar ta ndajë muzikën e saj me botën dhe kjo po ndodh tani”.

Era tha për “PopDust” se gjithë energjinë e saj e vë në këngë, po ashtu foli edhe për atë se si rrodhi bashkëpunimi i fundit me reperin e famshëm maroken, French Montana.

Këngëtarja thotë që sa i përket pamjes së saj, ajo për këtë gjë frymëzohet nga muzika, duke arritur të duket gjithmonë unike. /Lajmi.net/