Presioni ndërkombëtar, mënyra e vetme për dalje nga kriza në Maqedoni

Analistët në Maqedoni vlerësojnë se vendimi i presidentit për falje mund të anulohet vetëm përmes presionit ndërkombëtar.

Lajme

15/05/2016 17:13

Sipas tyre, në vend do të kthehet normaliteti vetëm atëherë kur personat e akuzuar për krime, do të largohen nga qeveria.

“Rruga e vetme për zgjidhjen e krizës është përmes reformave serioze dhe ndarjes së shteti nga partia, ndërsa zgjedhjet e lira mund të organizohen vetëm nga një qeveri legjitime”, thuhet në komentet e analistëve nga Maqedoni, sipas të cilëve, vendi doemos duhet të ketë një qeveri legjitime, e cila duhet të kthejë qeverisjen e së drejtës.

Këto reagime të tyre erdhën pas qëndrimeve të ndërkombëtarëve se pa pjesëmarrjen e të gjitha partive, zgjedhjet nuk do të njihen, shkruan AM.