Presionet e Serbisë për Maqedoninë e Kosovën, irritojnë Greqinë

Athinën zyrtare po e irriton qëndrimi i Serbisë në lidhje me Kosovën dhe Maqedoninë, raporton portali informativ grek, RTV Sky, bazuar në burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Lajme

24/07/2015 09:56

Sipas këtyre burimeve, “Serbia kohëve të fundit ka ndërmarr disa hapa, duke bërë presion ndaj Bashkimit Europian që ta zgjidh problemin e emrit të Maqedonisë, por është duke e irrituar nga presioni që po i bënë Greqisë lidhur me mosnjohjen e Kosovës”, ka shkruar RTV Sky, transmeton lajmi.net.

Në këtë shkrim, thuhet se Greqia “për shkak të hapave provokues të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe emërtimin e IRJM-së, ka ngritur shqetësim zyrtar ndaj këtyre të fundit”.

Përkundër presioneve të Serbisë, këto burime bëjnë të ditur se faktori ndërkombëtar dhe partnerët evropian të Greqisë, kanë pranuar pozicionin e këtyre të fundit, duke mos i kërkuar që të diskutojnë për emrin e Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, lidhur me kërkesat serbe për qëndrimin e Greqisë lidhur me statusin e Kosovës, “burime në ministrinë e jashtme greke kanë bërë të ditur se politika në Athinë nuk do të nxitojë me njohjen e Kosovës”. (lajmi.net)