Presidentja kroate i shkruan Ban Ki-Moon-it lidhur me lirimin e Sheshelit

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurimit, lidhur me rastin e gjykimit të Vojislav Sheshel, për të cilën thotë se ndihet e zhgënjyer dhe e brengosur.

Lajme

20/04/2016 20:12

 

Letra është dërguar në Nju Jork dhe do t’i dërgohet edhe gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, si një dokument i Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Telegrafi.

“Si presidente e Republikës së Kroacisë, jam thellësisht e zhgënjyer dhe e brengosur me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Ndërkombëtare, për ish-Jugosllavinë në rastin e Sheshelit”, ka shkruar Kitaroviq.

“Liria e Sheshelit që është simbol i persekutimit dhe spastrimit etnik në Kroaci, Bosnjë dhe Vojvodinë, nuk tregon respekt për viktimat dhe vuajtjet e popullit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kitaroviq. /Telegrafi/