Presidenti slloven i adresohet Kuvendit të Kosovës për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë të hënë dhe të martën për të shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Lajme

10/02/2018 19:36

Pahor do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës ndërsa si temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE, sikurse edhe çështje të rëndësishme në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda Kuvendit se Pahor do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me një fjalim për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Sipas këtyre burimeve, adresimi në Kuvend do të ndodh rreth orës 10 të martën.

Presidenti slloven po ashtu do të vizitojë edhe trupat sllovene që janë të vendosura në Kosovë në kuadër të KFOR-it. /Lajmi.net/