Presidenti pakistanez kundër Shën Valentinit

14 shkurti është shumë i fanshëm në shumë qytete në Pakistan, mirëpo shumë grupe religjioze janë kundër festimeve të kësaj dite.

ShowBiz

13/02/2016 19:27

 Presidenti pakistanez, Mamnoon Hussain, ka thënë se kjo është një traditë perëndimore dhe është në konflikt me kulturën myslimane.

Vërejtjet e tij erdhën pasi që disa qarqe në Pakistanin veri-perëndimor i kanë ndaluar festimet e ditës së Shën Valentinit, raporton Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

14 shkurti është shumë i fanshëm në shumë qytete në Pakistan, mirëpo shumë grupe religjioze janë kundër festimeve të kësaj dite.

Më fillim të kësaj jave, qeveria lokale në Kohat i ka urdhëruar dyqanet që të mos shesin gjëra për Ditën e të Dashuruarve./lajmi.net