Presidenti padit kryetarin e kryeqytetit

Nëpërmjet çështjes civile nr. 9499, e regjistruar më sot më 19.05.2016 parën Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për “Shkaktim Dëmi”.

Lajme

19/05/2016 20:45

Presidenti i Republikës ka kërkuar detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërbleje për dëmin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit.

Për këtë gjë, Nishani ka kërkuar një dëmshpërblim monetar në vlerën e vetëm 100 lekëve.

Gjithashtu Presidenti ka kërkuar “detyrimin e palës së paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin ”Opinion” të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës”.