Presidenti maqedonas, sonte i drejtohet kombit

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka paralajmëruar se do t’u drejtohet qytetarëve të Maqedonisë nga vila e tij presidencial në Vodno të Shkupit, por nuk ka treguar se cila është arsyeja për një vendim të këtillë, raporton Expressi.

Lajme

22/06/2016 17:40

“Presidenti Gjorge Ivanov, sot – 22 qershor 2016, e mërkurë, do t’u drejtohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, njoftoi kabineti i Ivanovit, pa dhënë detale tjera.

Ivanovi ishte në shënjestër të sulmeve të opozitës dhe shoqërisë civile të Maqedonisë një kohë të gjatë, por sidomos pas amnistisë për pushtetarët e VMRO-DPMNE-së, që e shpalli më 12 prill të këtij viti.

Megjithëse e tërhoqi amnistinë, falë edhe presionit të fuqishëm ndërkombëtar, në Maqedoni që atëherë u mbajtën protesta të shumta të të ashtuquajturit “Revolucion i Larmë” me kërkesë për dorëheqjen e tij.

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, pengoi impiçmentin e Ivanovit të kërkuar nga opozita maqedonase, por edhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.