Presidenti çek flet sërish për pavarësinë e Kosovë

Kryetari i Republikës Çeke, Milos Zeman, ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës.

Lajme

19/04/2016 16:29

Ai për agjencinë maqedonase të lajmeve “MIA”, ka thënë se ka refuzuar që të emëroj ambasador të shtetit të tij në misionin diplomatik në Kosovë.

Në deklaratën e tij për këtë çështje, Zeman ka thënë se, kur ish-ministri i Jashtëm, Karel Schwarcenberg, kishte propozuar njohjen e Kosovës në Parlament, ai kishte protestuar ashpër, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë kam qenë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zeman./lajmi.net