Presidenti Austrisë: BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belen, ka thënë se shteti i tij përkrah anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lajme

08/01/2019 15:15

Presidenti i Austrisë,  Alexander Van der Belen, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm me përfshirjen e plotë  të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Sipas presidentit austriak, ky vit do të jetë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Van der Belen, në pritjen vjetore të trupit diplomatik, po ashtu ka thënë se Austria përkrah anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/